Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Të hetohet nipi i Enverit”, PD: Ligji anti-KÇK të zbatohet për miqtë e Ramës

14:12 / February 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamur noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me zbatimin e paketës Anti-KÇK, ku përmes Flamur Nokës ka kërkuar që ligji të veprojë për pasuritë e Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit i përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FLAMUR NOKA

Edi Rama është i pafuqishëm për të luftuar krimin e organizuar, sepse ai është vetë krimi i organizuar. Me pasuritë e trafikantëve të drogës, Edi Rama ka lidhur pushtetin dhe pasurimin e paligjshëm të tij dhe të familjes së tij.

Në vend të shoë-t qesharak dhe turizmit policor nga një qytet në tjetrin, e ashtuquajtura Forca e Ligjit mund të bënte shumë punë në Tiranë me trafikantët e drogës në miqësi dhe në biznes me vëllanë e kryeministrit.

Pasuritë e Ermal Hoxhës, bashkëpunëtorit të Olsi Ramës për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, nuk duhet të mbeten të paprekshme.

Financieri i grupit të strukturuar kriminal, që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, ngriti laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, nuk duhet të ketë mbrojtjen e Olsi Ramës nga ligji i Edi Ramës.

Fatkeqësisht, rastet si ky i Ermal Hoxhës, Saimir Tahirit apo Taulant Ballës me mikun e tij trafikant droge, që merr tendera publikë tregojnë sesa thellë e ka kriminalizuar Edi Rama politikën dhe vendimmarrjen.

Fatmirësisht, shqiptarët janë vetëdijësuar se ligji në duart e Edi Ramës është vetëm një mjet që i shërben pushtetit të tij dhe jo interesit publik.

Në çdo sondazh online, ku qytetarët votojnë të lirë, tregon mosbesimin e thellë të shqiptarëve tek kjo qeveri dhe tek ky kryeministër.

Shqiptarët e dinë se nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të krimit të organizuar.

Gjatë gjithë karrierës se tij politike, Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej krimit të organizuar, duke u dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, koncesione, tendera dhe pasuri publike.
Për të luftuar krimin e organizuar, Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja propagandistike, që nuk zbatohen kurrë për miqtë, familjarët dhe klientët e kryeministrit. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i krimit të organizuar.

Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë. Ne kemi treguar se vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, dy armiqtë më të mëdhenj të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.