Të rinjtë e forumeve rinore të LRI dhe FRPD protestojnë sot para Parlamentit, ku dhe do të zhvillohet seanca e radhës, pavarësisht protestës pasdite për bllokimin e akseve kryesore kombëtare.
Simbolika e veçantë e kësaj proteste do të jenë nga një palë këpucë nga të rinjtë që janë larguar nga vendi, dhe do i vendosin para Parlamentit. Kësaj simbolike do t’i shtohen edhe flamujt e vendeve ku shqiptarët kanë emigruar më së shumti.
Simbolika e këpucës sipas organizatorëve, tregon edhe shtypjen që sipas tyre qeveria i ka bërë të rinjve duke i vrarë shpresën, duke mos i ofruar mundësi punësimi, arsim cilësor dhe duke mos i garantuar një të ardhme të sigurt në vendin e tyre.