Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të kam adashen e Netës sime”, Rama e quajti heroinë, fermerja vë në siklet Soreca-n me kërkesën e saj: Ne i kemi sytë nga ju, por… Ambasadori: Jo, jo! (BATUTAT)

10:28 / May 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
soreca ne lushnje 1 741x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca apeloi fermerët që të organizohen me kontrata dhe pika të caktuara për shitjen e produkteve të tyre.

Gjatë një takimi në fermën-magazinë të një përfaqësuese që ka përfituar edhe nga fondet e BE, Rama nuk ka kursyer edhe batutat, ndërsa tha se vendi ynë është i pari në rajon për kapacitetet absorbuese të fondeve.

“Kemi arritur që të jemi të parët në rajon për kapacitet absorbues të fondeve dhe është një volum investimi direkt për infrastrukturën në bujqësi që s’ka ndodhur kurrë më përpara.

Ato që merren vesh në kronika për fshatin janë ata që dalin duke u ankuar jo s’po na shitet, t’i marrë shteti, se media nuk merret me lajmet e mira, por me të këqijat.

Ta ndajnë mendjen ata që janë në punë me tokën. Kështu bën kontratën me pikën, dhe merret me Netën hallet e tjera se të kam edhe adashen e Netës sime, e di ti.

Ti je heroina e kohës së re, simboli që tregon se në këtë vend kushdo t’ja dalë me punë ia del dhe ia del me sukses. Kush rri qahet në Fb që s’ka punë, është histori tjetër”, tha Rama.

Mirëpo pronarja e biznesit Aneta Arapi gjatë bisedës i dha një mesazh edhe ambasadorit Soreca.

Ajo i ka kërkuar që të si përfaqësues i BE-së në Shqipëri, të mendojë më shumë për vendin tonë. Ndërsa Soreca i vënë në siklet e ka siguruar se Europa mendon për vendin tonë, dhe investon.

PJESË NGA BISEDA:

Aneta Arapi: Rroftë Europa!

Luigi Soreca: Ju edhe ne, bashkë!

Aneta Arapi: Ne i kemi shumë sytë nga ju, po shikoni dhe ju pak nga ne. Na shikoni pak më shumë

Luigi Soreca: Jo, jo. Është shumë e rëndësishme të shohim rezultatet e programeve të BE-së. Ne jemi shumë të lumtur.

Aneta Arapi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.