Një grua në Florida lindi dy palë binjakë brenda vitit. Ndoshta e çuditëshme, por e vërtetë. Alexzandria Ëolliston tha se ndjehej sikur kishte “fituar lotarinë”, pasi lindi çiftin e dytë të binjakëve Kaylen dhe Kaleb, më 27 dhjetor 2019.
Ajo kishte lindur çiftin e parë të binjakëve Mark dhe Malakhi më 13 Mars. Pasi mbeti sërish shtatëzanë mjekët i kishin thënë asaj se: “kishte më shumë të ngjarë të fitonte lotarinë sesa të kishte një palë tjetër binjakë”.
Alexzandria kohët e fundit mësoi se të dy gjyshet e saj kishin humbur binjakët gjatë lindjes, kështu që kjo lindje e dyfishtë ishte një “dhuratë e vërtetë” për të.
“Të katër tani janë të shëndetshëm”, tha gruaja, me origjinë nga West Palm.
“Ndonjëherë mendoj: Oh Zoti im, kurrë nuk kam menduar se mund të kem dy. Ndihem sikur gjyshet e mia të më kishin dhënë fëmijët e tyre, pasi ata nuk mbijetuan” vazhdoi Alekszandria.