Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Të martën sfida e madhe! Zgjedhjet në Xhorxhia përcaktuese për kontrollin e Senatit

21:13 / January 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të martën garat për dy vende në Senat, të cilat përfunduan në balotazh më 3 nëntor, do të jenë përcaktuese se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit si dhe mbi fatin e axhendës legjislative të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Fushata e nxehtë e shpalosur që prej 3 nëntorit, kur Biden mundi Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, ka tërhequr shuma rekord parash si dhe ka nxitur pjesëmarrje të pashembullt. Grupet politike kanë “përmbytur” shtetin jugor me një “cunami” reklamash televizive.

Si demokrati Biden, ashtu edhe republikani Trump, pritet ta vizitojnë këtë shtet të hënën, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve në aspektin politik të tyre.

Nëse ndonjëri ose të dy senatorët republikanë në detyrë, si David Perdue dhe Kelly Loeffler, fitojnë të martën, partia e tyre do të vazhdojë të ruajë kontrollin me një shumicë të ngushtë të kësaj dhome të Kongresit, duke i dhënë efektivisht republikanëve të Senatit pushtetin e vetos mbi qëllimet më ambicioze të axhendës së zotit Biden. Një fitore e demokratëve do të prodhonte një ndarje 50 me 50 të vendeve në Senat dhe do të ishte vota e Nënpresidentes së zgjedhur Kamala Harris ajo që do të përcaktonte kontrollin.

Demokrati Jon Ossoff, një producent dokumentarësh po sfidon zotin Perdue, ndërsa kundër zonjës Loeffler kandidon Raphael Warnock, pastor në kishën historike Black Ebenezer Baptist në Atlanta.

Fitorja e ngushtë e zotit Biden në Xhorxhia në nëntor, e para në rreth 30 vite për një kandidat presidencial demokrat, solli kalimin e shtetit nga një bastion republikan në shtet fushë beteje të ashpër.

Dy garat përfunduan në balotazhet pasi asnjë prej kandidatëve nuk arriti të marrë 50 për qind të votavë të nevojshme për t’u shpallur fitues. Sondazhet tregojnë se kandidatët kanë shanse të barabarta për të fituar.

Ndërkohë gjatë votimit të hershëm u shënua një pjesmarrjeje rekord në proces për sa i takon garave që kanë përfunduar në balotazh, me 3 milionë vota të hedhura deri tani.

marten xhorxhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.