Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Të mërzitur nga lufta, vullnetarët rusë tashmë u bashkohen ukrainasve kundër trupave të Putinit

08:23 / December 15, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 15 082235
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur pushtimi i Ukrainës nga Rusia u kthye në luftë, në Moskë, një rus të ri me emrin Karabas e kaploi dëshpërimi. I tronditur nga ajo çfarë po u ndodhte ukrainasve në pjesët e pushtuara nga Rusia, ai vendosi të veprojë, të veprojë kundër Rusisë, atdheut të vet, vendit të vet. Karabas tha se e dinte se çfarë po bënte në ato çaste, ishte diçka e madhe. Ai i mblodhi plaçkat dhe vendosi ta gjejë një mënyrë për të mbërritur në Ukrainë për t’iu bashkuar trupave të Kievit që po luftonin kundër forcave ruse.

Iu desh gati një vit kohë për ta arritur këtë. Sot, ai është pjesë e Batalionit Siberian, një njësi e përbërë nga rusët, të cilët u janë bashkuar radhëve të ushtrisë ukrainase në luftë kundër atdheut të vet, duke shpresuar se një ditë do të ndihmojnë në rrëzimin e presidentit rus, Vladimir Putin, nga pushteti.

Anëtarët e këtij batalioni vijnë kryesisht nga pakicat e lindjes së largët të Rusisë. “U zhgënjeva me popullin tim”, kujton Karabas, i cili, sikurse luftëtarët e tjerë në batalion, folën për Associated Press me kusht që të përdoret vetëm nofka e tyre ushtarake.

“Prandaj doja të vija këtu… dhe të luftoja për një Ukrainë të lirë”, shtoi ai.

Kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, Karabas tha se ishte tronditur se si shumica e rusëve që i njihte, ose e mbështesnin verbërisht Putinin, ose s’e çanin kokën për luftën.

Nganjëherë, tha Karabas, pikëllimi i tij ishte aq i madh, saqë ai shpërthente në lot. Për dallim nga njësitë vullnetare në Ukrainë të cilat kanë shtetas rusë – siç janë Liria e Legjionit Rus dhe Trupat Vullnetare Ruse – Batalioni Siberian është zyrtarisht pjesë e ushtrisë së rregullt ukrainase.

Luftëtarët e këtij batalioni iu nënshtrohen kontrolleve të thella të sigurisë, nganjëherë deri në një vit, para se të stërvitën dhe pastaj të dërgohen në vijën e frontit në lindje të Ukrainës, ku janë zhvilluar mbase luftimet më të ashpra të kësaj lufte dhe ku forcat ukrainase dhe ato ruse luftojnë kokë më kokë për ta marrë nën kontroll këtë pjesë të vendit.

Karabas shkoi në Armeni së pari. Atje, ai kërkoi miq ukrainas dhe e mësoi gjuhën, të cilën tani e flet rrjedhshëm, duke mos pranuar ta thotë asnjë fjalë në gjuhën e vet amtare, rusishte.

Të mërkurën, në një stërvitje ushtarake në periferi të kryeqytetit Kiev, dhjetëra rusë nga ky batalion shtinë me mitralozat e tyre gjatë ushtrimit të shkrepjes së armës, duke hedhur gëzhoja gjithandej mbi borën që e kishte mbuluar tokën.

Luftëtarët e batalionit nga Siberia lindore shpresojnë se një fitore ukrainase do t’i ndihmojë ata ta largojnë kontrollin politik të Moskës mbi këtë rajon, i cili është ndër më të varfrit në Rusi. Ata që vijnë nga komunitetet etnike jakut dhe buriat të këtij rajoni, ankohen për racizëm dhe shtypje në Rusi, gjë që i ka shtyrë aktivistët të bëjnë thirrje për pavarësi.

Një luftëtar tjetër rus, me emrin ushtarak Holod, thotë haptazi se dëshiron që administrata Putin të largohet nga pushteti.

“Kur të ndodhë kjo, atëherë mund të flasim për fitore. Së paku Rusia nuk do të jetë më burim i agresionit të papritur”, tha ai.

Rusët sikur Karabasi e braktisën plotësisht jetën e mëparshme, përfshirë familjet dhe miqtë. Ata u detyruan që fillimisht të shkojnë në një vend tjetër, para se të udhëtonin për Ukrainë, por thonë se nuk kishin zgjidhje tjetër.

Pranimi në ushtrinë ukrainase ishte proces i gjatë, thanë ata – dokumentet e tyre iu nënshtruan kontrolleve të rrepta dhe, nëse e kalonin këtë fazë, ata merreshin në pyetje për kohë të gjatë pas mbërritjes në Ukrainë.

Batalioni, i cili i ka disa dhjetëra anëtarë, u krijua para gjashtë muajve. Liderët e ushtrisë ukrainase shpresojnë se më shumë luftëtarë të tillë do të vijnë për t’iu bashkuar këtij batalioni dhe, sipas aplikacioneve që i kanë pranuar deri tani, ata synojnë ta kenë një batalion të fuqishëm me 300 luftëtarë rusë.

Disa luftëtarë të këtij batalioni janë dërguar tashmë pranë Avdivkës, një qytet i kontrolluar nga Ukraina në rajonin e Donjeckut, të cilin forcat e Putinit ka kohë që kërkojnë ta pushtojnë.

Karabas thotë se “duhet të jenë dhjetëra, qindra mijëra” rusë të tjerë sikur ai, që janë të gatshëm të luftojnë për Ukrainën. “Mendoj se ne duhet të kemi shumë më shumë [luftëtarë rusë]”, tha ai./Ekrem Idrizi/REL

russia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.