Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Të mësosh nga dështimet, si Thomas Alva Edison

21:13 / April 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2021 10 31 at 8.23.21 PM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka asnjë aspekt të vetëm të jetës moderne që nuk ka ndryshuar falë Thomas Alva Edisonit, gjeniut, vizionarit, shpikësit. Nga llamba e dritës që ai perfeksionoi, deri te krijimi i gramafonit, duke kaluar përmes kinetoskopit, pararendësit të projektorit të kinemasë dhe sistemeve të shpërndarjes elektrike.

Një sipërmarrës, një shkencëtar, një njeri me pushtet i destinuar të ishte askushi, sikur të kishte dëgjuar të tjerët, të gjithë ata që vinin bast për dështimet e tij, dhe jo për sukseset. Por ia doli gjithsesi dhe ndryshoi botën, falë edhe edukimit të ngurtë dhe të dashur të nënës së tij, mbështetësese së tij të parë dhe të madhe, të vetmes që besonte tek ai kur mësuesit e tallnin.

E vërteta është se ai fëmijë i keqkuptuar kishte vetëm dëshirën për të eksperimentuar dhe studiuar në mënyrën e tij, duke shkuar përtej mësimit të thjeshtë dhe të kornizuar në shkollë. Nancy Matthews Elliott, nëna e tij, e kuptoi menjëherë këtë. Dhe ajo i dha fëmijës së vet të gjitha mjetet për të revolucionarizuar botën.

Ja ku ai është 19 vjeç me patentën e tij në dorë, e para nga një seri e gjatë me emrin e tij: 1093 gjithsej. Një regjistrues elektrik për të numëruar votat që gjithsesi rezultoi i dështuar. Një dështim, ky, që do të kishte demoralizuar këdo. Të gjithë, por jo atë.

Menjëherë pas kësaj vjen shpikja e gramafonit, instrumenti i parë në histori i aftë për të regjistruar dhe riprodhuar tinguj. Dhe pastaj llamba. Ishte viti 1879 dhe Edison po revolucionarizonte botën duke sjellë dritë në të. Ai nuk ishte i pari që e shpiku, por ishte i vetmi që arriti të tregtojë produktin dhe ta bëjë atë të aksesueshëm për të gjithë popullatën.

Falë Edisonit, bota dhe gjithçka që u formua prej tij, nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Dhe njohja e historisë së saj nuk është e dobishme vetëm për pasurimin e bagazhit personal kulturor, por është veçanërisht e vërtetë për mësimin e madh që na mëson historia e gjeniut.

Thomas Alva Edison ka grumbulluar shumë suksese, por dështimet i kanë tejkaluar këto. Ai imagjinoi, provoi dhe eksperimentoi dhe më pas e bëri përsëri, derisa ia doli. Ai gjithmonë e ka konsideruar dështimin si një fazë suksesi dhe historia e tij na mëson se kishte të drejtë.

Ai nuk u dekurajua kurrë sepse në të gjitha gjërat që nuk funksiononin, ai shihte hapa drejt arritjes së qëllimeve të veta. Dhe ky është mësimi më i çmuar, sepse vetëm ata që dështojnë mund të bëhen të mëdhenj. / bota.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.