Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të mos përhapet panik!”, Reagon drejtoresha e AKSHI-t: Asnjë e dhënë nuk ruhet dot në e-Albania!

15:29 / April 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
E albania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Të dhënat e qytetarëve shqiptarë që marrin shërbime online përmes portalit unik qeveritar e-Albania nuk ruhen dhe as nuk janë ruajtur ndonjëherë, as nga AKSHI e as nga e-Albania.

Përveç ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këto të dhëna të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen dot.”

Këtë garanci dha sot përmes një reagimi, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj duke u bërë thirrje të gjithë eksperteve të teknologjisë së informacionit, që minimuni, ata që e kuptojnë këtë sistem, nuk duhet të përhapin panik tek qytetarët dhe bizneset!

“Kjo është e vërteta. Platforma dhe e-Albania janë pasuri kombëtare. Sulmi politik ndaj këtij investimi strategjik është antikombëtar. Platforma Qeveritare e Ndërveprimit është një nga investimet më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare në këto 30 vite, e ndërtuar me teknologjinë Microsoft, sipas modelit “Enterprise Service Bus”. Shteti Shqiptar kishte vetëm 6 regjistra elektronikë në 2013 ku kryheshin rreth 680 mijë veprime. Sot janë 55 databaza digjitale që ndërveprojnë në kohë reale duke siguruar 145 milionë veprime ose 211 herë më shumë vetëm gjatë 2020. Kjo shifër tregon transformimin dhe modernizimin e Shtetit Shqiptar, e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare më në zë”, tha Karçanaj.

Aktualisht në e-Albania janë regjistruar 1.93 milionë shqiptarë dhe biznese, që marrin 1207 shërbime në kohë reale online duke shmangur radhët e gjata të sporteleve, trafikun, tarifat apo edhe ryshfetin. Shërbimet publike aksesohen në çdo moment të mundshëm duke kursyer miliona dollarë nga mospagesa e tarifave dhe qindra vite kohë nga pritjet e radhëve që tashmë sipas Karçanajt, janë pjesë e së kaluarës.

AKSHI e-Albania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.