Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të mos votojmë nxitimthi kontrata me koncesionarët”, Bushati: Kontrata pa garë e pa ligj! Të ndahemi me oligarkinë

13:06 / April 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ditmir Bushati Kuvend 1024x728 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati “shpërtheu” në Kuvend ndaj kolegëve të tij socialistë duke kërkuar që të mos votohej kontrata e koncesionit për Portin e Durrësit. Sipas tij nuk duhet të shkohet në një kapitalizëm grabitqar duke kërkuar ndarjen nga oligarkia.

“Çfarë duam të bëjmë? Duam të bëjmë një realitet si Dhërmiu e Palasa? Nuk i kuptojmë ne gabimet tona ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon rruga atje, shkon energjia, shkon uji? Unë kam respekt për kapitalin, i heq kapelen çdo biznesmeni të ndershëm shqiptarë, po duhet të ndahemi me oligarkinë. Oligarki është një problem shqëetësues në të gjitha vendet e botës dhe niveli i penetrimit politik dallon nga fuqia dhe fortësia e institucioneve. Duhet ta përballojmë këtë realitet, nuk duhet të bëhemi si Partia Demokratike që ditën vajton dhe natën i shkel syrin oligarkëve duke i vënë gjoba. Po nuk kemi pse t’i japim bonus as Presidentit të Republikës që të dalë si garant i mbrojtjes së publikes, interesin e publikes duhet ta mbrojmë ne z. Kryetar, ne jemi Partia Socialiste, ne jemi partia e progresistëve dhe demokratëve shqiptarë, jemi partia që kemi ardhur në 2013 dhe kemi thënë që do i anulojmë koncesionet, kemi thënë që po keqpërdoret pasuria”, tha Bushati në fjalën e tij.

Për ish ministrin e Jashtëm duhet të hiqet dorë nga kontrata pa garë e pa ligj e që nuk kanë thelbin e tyre, objektin.

“Po kështu në këtë Kuvend kam folur disa herë për përqëndrimin e pasurisë në një rreth vicioz njerëzish, dhe çfarë po synohet me këtë kontratë? Po synohet me këtë kontratë që portit të hidrokarbureve t’i ndryshohet në thelb objekti. Nuk ka nevojë të jesh prokuror, gjyqtar, avokat jurist, mjafton të kesh bërë leksionin numër një në të drejtë civile për të kuptuar që thelbi i kontratës është objekti. Ne këtu duhet të kishim një projekt fizibiliteti aq më tepër që këto shërbime i ofron porti i Durrësit. Unë jam njeri që besoj te idealet e qendrës së majtë dhe e dua publiken. Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe tia japim privatit, nuk kemi pse ARZH-ja të nxjerr tenderin 5.5 milionë euro për t’i çuar dhe rrugën privatit. Nuk kemi pse të pagujamë taksa shqiptarët e zakonshëm të këtij vendi dhe të gjithë ne për të cuar atje postën policore, doganierin, kontrollin sanitar dhe fitosanitar. Në rast se doni t’ia jepni privatit, fare mirë mund ta bëjë investimin privati. Çfarë fiton shoqëria me këtë gjë, çfarë fitojnë fëmijët tanë me këtë gjë. Këtu është momenti për ta vërtetuar z.kryetar për të mos shkuar në një kapitalizëm grabitqar, ku në politikë njerëzit qëndrojnë vetëm për favore dhe ku oligarkët e shpërthejnë politikën. Pse e kemi futur këtë në procedurë të përshpejtuar? Për 30 ditë, për 30 ditë nuk bëhet një studim shkencor, për 30 ditë ne nuk kemi mundësi t’u shërbejmë njerëzve, atyre që u kemi kthyer shpinën”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.