Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Të ngrohtë apo të ftohtë, si duhet ta konsumoni qumështin për t’i marrë vlerat ushqyese

20:07 / July 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 16by9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qumështi është burim i shkëlqyer i kalciumit, kaliumit dhe vitaminës D. Ai i ofron organizmit shumë përfitime shëndetësore. Sigurisht, qumështi është ndër produktet që konsumohet rregullisht pothuajse nga të gjithë njerëzit. Disa preferojnë ta pinë qumështin të ngrohtë dhe pjesa tjetër të ftohtë.

Por cila është mënyra më e mirë e konsumimit për të marrë përfitime maksimale nga qumështi?

Sipas dietologëve nuk ka një matës ekzakt për një përgjigje të prerë, kjo pasi temperatura e qumështit (i ngrohtë apo i ftohtë) kur e konsumoni varet nga gjendja shëndetësore dhe shumë faktorë të tjerë.

Qumështi i ngrohtë 

Konsumimi i qumështit të ngrohtë është shumë i rekomanduar në rastet e intolerancës së laktozës. Kur qumështi është i ngrohtë, ai ndihmon organizmin për një tretje më të lehtë.

Kur ju e ngrohni qumështin, laktoza që përmban qumështi shpërbëhet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të pakëndshme që vijnë nga mos tretja, siç është fryrja e stomakut apo edhe diarreja. Një filxhan me qumësht të ngrohtë para se të flini ndihmon për një gjumë më të qetë.

Qumështi i ftohtë

Nëse vuani nga djegia në stomak atëherë qumështi i ftohtë ndihmon në lehtësimin e menjëhershëm të stomakut. Përveç kësaj, konsumimi i qumështit të ftohtë pas ngrënies së vaktit ndihmon në parandalimin e aciditetit në stomak.

Të gjithë e dimë se temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë dehidratim. Konsumimi i një gote me qumësht të ftohtë ndalon dehidratimin. Koha më e mirë për ta konsumuar atë është herët në mëngjes.

Por duhet të kini kujdes dhe të mos e pini qumështin të ftohtë në rastet kur jeni me grip apo të ftohur.

Pra, siç e shihni pavarësisht nëse preferoni ta pini qumështin të ngrohtë apo të ftohtë gjithçka varet në situatën tuaj shëndetësore.

Ndaj dhe do të ishte e përshtatshme që edhe qumështin ta konsumoni bazuar në faktorët tuaj shëndetësorë.

ftohte ngrohte Qumeshti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 2026

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.