Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të pavaksinuarit, shumë më të rrezikuar nga ‘Delta’, paralajmëron epidemilogu

18:01 / July 28, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Epidemiologu Alban Ylli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Epidemiologu Alban Ylli thotë se rreziku i infektimit me variantin ‘Delta’ të COVID-19 është shumë më i madh tek personat e pavaksinuar se sa ata që kanë bërë një vaksinë, çfarëdolloj qoftë ajo.

Edhe pse rastet me këtë variant janë shumë të pakta në Shqipëri për të krijuar një ide të qartë lidhur me prirjen e tij, mjeku shpjegoi se përvoja e vendeve ku ‘Delta’ është mbizotërues, si në Britani të Madhe, SHBA apo Indi ka treguar se personat e vaksinuar janë shumë më të mbrojtur nga ky variant i virusit.

Këtë, tha epidemiologu, e konfirmon edhe fakti që grupmoshat më të prekura deri tani nga ky virus janë të rinjtë, që janë masivisht edhe personat më të pavaksinuar.

Z. Ylli u shpreh se situata aktuale e epidemisë në vendin tonë, nisur nga shifrat është e riskut të ulët dhe kjo sipas tij mund të zgjasë edhe pak.

Por, nisur nga prirja globale, tha mjeku, duket e pashmangshme një rritje graduale e numrave që mund të pasohen në të ardhmen afërt me vdekjet.

“Shoqëria dhe qeveria nuk duhet të harrojnë se jemi një stad të përparuar të pandemisë”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026

Të shtënat në barin e plazhit në Athinë, Alket Rizai në kërkim: Duhej të kthehej sot në burg

14:00 / September 14, 2026

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.