Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Të përndjekurit nuk kompensohen, ish-sigurimsat duan poste

16:09 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 39
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa nuk marrin atë që i takon të tjerë kërkojnë privilegje.  Bëhet fjalë për  ish punonjësit e sigurimit të shtetit  dhe të përndjekurit politik gjatë viteve të diktaturës në Shqipëri.

31 vite pas rënies së regjimit  3.2 % e atyre që kanë kërkuar të emërohen apo zgjidhen në poste publike, sipas Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit  rezultojnë ish bashkëpunëtor.

“Në total, që nga krijimi në 2017 e në mbyllje të vitit të pestë të punës, janë verifikuar gjithsej 2.189 kandidatë përpara emërimit / ngritjes në detyrë, si edhe kandidatë për t’u zgjedhur deputetë e kryetarë bashkish, ku 2.118 rezultojnë pa dokumente, ndërsa 71 kandidatë me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.”

Në raportin për vitin 2021 që i ka dërguar Kuvendit Autoriteti saktëson se bëhet fjalë për bashkëpunëtor, ish punonjës të strukturave të ish- Sigurimit ose anëtarë trupi gjykues në procese politike. Ata kanë kërkuar të punësohen në administratë, sistemin e drejtësisë, apo polici.

Ndër 578 kandidatë që synonin organet e vettingut në drejtësi 13 kanë rezultuar me dosje ndërsa nga verifikimi I 94 kandidatëve për procesin e vettingut në polici 6  kishin  dokumente të ish Sigurimit të Shtetit.

Nga ana tjetër është  Departamenti Amerikan I Shtetit  që I tërhoqi  vëmendjen qeverisë se nuk ka bërë përparim për kompensimin e ish të përndjekurve politik.

“Qeveria nuk ka bërë përparim në lëvrimin e kompensimeve për ish-të përndjekurit politik gjatë vitit. Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshime Sociale dhe Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit (Sigurimi) ngritën shqetësime në lidhje me rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur që datojnë nga ish-regjimi komunist”

Raporti i DASH u publikua më 12 prill nga Zëri i Amerikës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.