Vuajtje dhe dhimbje për gjithë vendin këto ditë, e sidomos për ata që humbën të afërmit nën rrënoja nga lëkundjet e tmerrshme. Evi Reçi, këngëtarja mjaft e njohur humbi familjen e xhaxhait të saj, Edmond Reçit në rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës dhe shoqen e saj të fëmijëriëse Dienën.
“Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua i ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura. Ashtu m’u kujtua dhe Kristi im, që kërcënim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e në të “mëdhenjtë”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.
Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tende, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës së vogël që t’u bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë.
Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një tërmet i madh. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurinë dhe dashamirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë 🙏🏻”- shkruan këngëtarja e njohur.