Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Të promovojmë vlerat më të mira sportive”, Meta dekoron sportistët e shquar shkodrsnë

17:00 / February 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta president
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi disa nga sportistët e shquar shkodranë, të cilët me talentin, rezultatet e larta dhe profesionalizmin e tyre kanë spikatur në disiplina të ndryshme sportive si basketboll, atletikë, peshëngritje dhe boks në radhët e KS “Vllaznia” dhe Ekipit tonë Kombëtar.

Kreu i Shtetit dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” zotin Filip Guraziu “Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e madh, si një nga basketbollistët e spikatur të ‘17 Nëntorit’, ‘Vllaznisë’ dhe Ekipit Kombëtar. Lojtar me një arsenal modern të basketbollit, i papërkulur, i guximshëm dhe fitimtar. Shembull frymëzimi jo vetëm në fushën e lojës, por dhe në karrierën e tij si intelektual dhe qytetar model”.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti Meta vlerësoi zotin Arben Mlloja “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta të arritura në sportin e Atletikës, si atlet kampion e rekordmen në garat e kërcimit së gjati dhe 10 garash, me ekipin e KS ‘Vllaznia’ dhe Ekipin Kombëtar, në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Po me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekorua zoti Artur Lagja “Për kontributin dhe rezultatet e larta në peshëngritje, si sportist i spikatur i KS ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. Kampion dhe rekordmen, një sportist cilësor, i përkushtuar dhe me rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”, si dhe zoti Jetmir Kuçi “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar sportive në sportin e boksit, si sportist i Klubit Sportiv ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. Sportist kampion, i suksesshëm në veprimtaritë e sportit të boksit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Trajner i rezultateve të larta në boksin e femrave”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.