Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të pushohen nëpunësit që shkojnë në protesta apo mitingjet e partive”

14:46 / June 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protestues 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Deri të premten e datës  22 qershor u shënuan 17 incidente  në objekte të regjistruara si KZAZ dhe mes të hetuarve në të gjithë vendin janë vendosur edhe punonjës të administratës, veçanërisht efektivë të policive bashkiake  dhe të ujësjellësit. Në këtë situatë, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil me një qarkore të cilën e disponon Gazeta Si, iu drejtohet të gjitha ministrive në vend dhe të gjitha institucioneve duke kërkuar informacion konkret sesi janë monitoruar nëpunësit shtetërorë para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Si afat i fundit është caktuar data 24 qershor. Komisioneri kërkon të dijë nëse ka apo jo nëpunës të përfshirë në fushata, dhe a ka apo jo prej tyre që kanë demonstruar veprime të dhunshme siç edhe ka ndodhur ditët e fundit, ku janë shkatërruar materiale zgjedhore apo janë dëmtuar shkolla brenda të cilave janë KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.  Komisioneri thotë se në mbledhjen e fundit të TASK Forcës që funksion që prej datës  10 maj 2019, me vendim të këshillit të ministrave, është evidentuar shqetësimi për përfshirjen e disa punonjësve të njësive të qeverisjes vendore në veprime që bien në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës.  Për këtë arsye, Komisioneri I kujton çdo punonjësi që punon  në administratë, rekomandimet që janë dhënë në fillim të fushatës zgjedhore. Këto rekomandime kanë të bëjnë në fakt me respektimin e të drejtave për të respektuar lirinë politike të nëpunësve civilë gjatë procesit zgjedhore që garantojnë parime si neutraliteti, paanshmëria dhe integriteti në kryerjen e detyrës.

Komisioneri përmend se qëllimi është disiplinimi I nëpunësve civile për tu vet kontrolluar përsa I takon manifestimeve publike mbi pikëpamjet politike dhe besnikërisë në një forcë politike në jetën private.  Diçka e tillë do të thotë sipas shkresës se kushdo që është nëpunës civil nuk mund të manifestojnë me pankarta në duar apo të jetë protagonist në foltoret e subjekteve politike.

Në këtë kontekst mos respektimi i udhëzimit të mësipërm konsiderohet shkelje e disiplinës në punë. Faktikisht shkresa përcillet një ditë pasi edhe në qytetin e Shkodrës, siç ndodhi në Kavajë, Kamzë, Kukës, administrata e bashkive u përdor jo vetëm për të protestuar, por edhe për të kryer veprime dhune edhe ndaj policisë. Rasti më i rëndë i shënuar ishte ai i sulmeve me molotov nga protestuesit në KZAZ-n numër 42 në ambientet e shkollës “Tre Dëshmorët” në Kavajë, për të cilën  u vendosen nën përgjegjësi penale edhe policë bashkiakë. Edhe në Marqinet në shkollën nëntë vjeçare të fshatit u hodhën lënë plasëse dhe u vendosën nën hetim  mes policëve bashkiakë edhe dy zëvendës kryetarë të Bashkisë Kamzë.

Ndërkaq, Komisioneri u kërkon grupeve të monitorimit të ngritura për fushatën 2019,  që të ndjekin situatën në kohë reale, dhe të verifikojnë nëse personat e përfshirë në veprimet e dhunshme janë nëpunës civilë. Nëse konstatohen të tillë urdhëron Komisioneri të fillojë procedura disiplinore që do të thotë më thjeshtë të largohen nga detyra.


mitingje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.