Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të q… të gjithë më luten, jam një mashkull potent”- Skandali i gjyqtarit të Fierit, u kap në përgjime duke kërkuar favore seksuale, ja ç’kërkon sot Prokuroria

15:16 / September 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prokuroria e tiranes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi 4 vite burg për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysin. 

Ky i fundit akuzohet për korrupsion, pasi në një video të publikuar nga një emision investigativ dukej që merrte 500 euro për zgjidhjen e nje çështje.

Gjithashtu nga këto pamje rezulton se Hysi kërkon edhe favore seksuale nga pala në proces.

Prokurori kërkoi gjithashtu dënim plotësues moslejimin e ushtrimit të funksioneve publike për 3 vite.

Gjyqtari Roland Hysi, aktualisht i pezulluar, do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

roland hysi 1

Ishte emisioni “Stop” qe transmetoi skandalin e gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Roland Hysi. Në emision u shfaqën detaje “pikante” të kërkesave të gjyqtarit Hysi, për raport seksual me gruan, që kishte çështje me të dhe kërkonte thjesht kujdestarinë e vajzës së saj. Në video, gjyqtari Hysi thotë se arrin të shikojë edhe ngjyrën e të brendshmeve dhe se atij nuk i shpëton asgjë. Kjo sipas tij e bën “origjinal”.

Gjyqtari Roland Hysi:  Kush ka besim te mua, ka fituar botën. Kam qenë 25 vjeç kryetari i Gjykatës së Bajram Currit…,kam qenë 25 vjeç,…. 93 -’95 dhe kur bridhja me 4 varëse floriri …. dhe kur bëja stërvitje dhe kur i kisha të gjitha …, e di si më rrinin nga mbrapa…? Në këmbë. Unë i trajtoj njerëzit si zyrtar dhe tërë jetën më kanë ardhur nga mbrapa më luteshin edhe sot e kësaj dite të njëjtën gjë kam…Më dëgjo një çikë Landin! Vetëm më dëgjo..! Të q… dhe më beso për këtë…! Të q…të gjithë më luten! Të të garantoj! Jam një mashkull i devotshëm, jam një mashkull potent dhe me autoritet!…

Nga ty, çfarë dua unë, në kuptimin e mirë të fjalës?! Ti rri rehat, mos më thuaj asnjë gjë! Atë, që e ndjen…,e di pse po ta them? Se do ndihesh më rehat. Fryj! Nxirre atë stresin! Jetoje me kënaqësi momentin! Të lutem… shijoje jetën! E di sa më vijnë mua? E kam shkelur botën më shpejt, para teje unë. Kam qenë në ‘94  në Holandë, Roterdam. Kam pas lekë më shumë se sa mund të kenë të gjithë shqiptarët bashkë. Ti, do të bësh qejf me mua?

Denoncuesja: Më ke thënë: Ta di ngjyrën e reçipetave!

Gjyqtari Roland Hysi: Jo! Ta thashë për tjetër gjë…,mua s’më shpëton asnjë gjë, të thashë. Më shikon edhe syri përtej asaj që nuk dallohet, madje mund të të di edhe ngjyrën e të brendshmeve, që nuk mund të shikohen, thashë.

Denoncuesja: Po!

Gjyqtari Roland Hysi: Atëherë, atëherë dëgjo Landin! Nuk jam nga ata njerëz, që të të peshoj unë ty, a je për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…! Jo, jo, nuk po ta them, që për të të thënë, që s’je në radhë apo jo. Absolutisht! Biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit dhe kjo më bën atë, origjinalitetin tim, Landin, ky gjyqtari këtu, ky gangsteri. I kam të gjitha, pa diskutim, ta thashë vetë unë…

Denoncuesja: Do çohemi?

Gjyqtari Roland Hysi: Do më përqafosh mua?

Denoncuesja: Po, normale, që po…! Do të marr në telefon!

Gjyqtari Roland Hysi: Do të bësh dashuri me mua?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.