Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Të rikthejmë besimin mes vendeve anëtare”, Ditmir Bushati jep mesazhin e rëndësishëm si i ngarkuar special i OSBE-së

17:30 / October 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditmir bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka qenë i ftuar në forumim e sigurisë ‘Globsec’, si i ngarkuar special i Kryesisë Shqiptare të OSBE-së. Ai ka diskutuar mbi rolin e OSBE në tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, si dhe asaj se çfarë mund të bëj ky organizëm që institucionet e tjera nuk mund ta arrijnë. Në fjalën e tij, ai e vuri theksin tek roli që po luan kjo organizatë, por në çdo rast, sipas tij ajo nuk mund të zëvëndësojë rolin dhe kontributin që duhet të japin organizmat e tjerë për të siguruar bashkëpunimin ndërkombëtar.

“OSBE është një platformë për dialog, një organizatë e mbështetur tek konsuesi që bën së bashku shtete nga Amerika Veriore, Azia Qëndrore dhe Europa. Mbetet akoma e vetmja platformë ku këto tre kontinente janë të pranishme dhe diskutojnë së bashku, por që gjithsesi është prekur nga “Erozioni i besimit”, që po përjetojmë me mulitilateralizimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në tërësi. Është e vështirë të kërkosh një vizion të përbashkët të 57-shteteve pjesëmarrëse në OSBE me histori dhe tradita të ndryshme. Nga ana tjetër është e rëndësishme të flasim për vlerat e përbashkëta të organizatës. Ne kemi parë në disa raste që organizata ka qenë në gjëndje të provojë asistencë për shtetet pjesëmarrëse dhe të shërbejë si ndërmjetës i besueshëm, por në shumë raste të tjera ka qenë thjeshtë e pamundur për shkak të rregullave të rëna dakort ose të interpretuara në një mënyrë të caktuar që i kanë pamundësuar veprimin oraganizatës.  Për mua cështja thelbësore është besimi. Ne kemi nevojë të rikthejmë besimin. Të rikthejmë besimin mes vendeve anëtare si fillim por edhe më gjërë. Tashmë nuk jemi në kushtet e debatit klasik që kemi përjetuar në të shkuaren perëndim- lindje apo anasjelltas, pasi ky de-fragmentarizim për të cilin po flasim është shumë më i komplikuar. Në disa raste e kemi pasur të vështirë edhe të vendosim “vijën e kuqe”, dhe jemi dukur sikur kemi bërë vija në rërë. Kapërcimi i kësaj situate është shumë e rëndësishme për besueshmërinë e organizatës dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme edhe për besueshmërinë e rendit ndërkombëtar në tërësi.” është shprehur Bushati.

Në panelin e diskutimit “De-fragmentimi i botës-parashikimi i një të ardhmeje më bashkëpunuese”, bashkë me Bushatin ishin ministri i Jashtëm i Kazakistanit Mukhtar Tleuberdi, sekretari i shtetit Slovak, Martin Klus dhe gjenerali John Allen, president i Brookings Institution. Forumi diskutoi mbi kristalizimin e dy sistemeve të ndryshme vlerash, demokracinë ndaj autoritarizmit. Gjithashtu u diskutua mbi bashkëpunimin e institucioneve globale për të adresuar shqetësimet e sigurisë, kapërcimin e ndarjeve ideologjike dhe gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për krizën shëndetësore aktuale dhe në të ardhmen, si dhe rimodelimi i institucioneve ndërkombëtare që të jenë më të përshtatshme për të ardhmen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.