Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Të rinj nga Ballkani Perëndimor vijnë në Tiranë në Edicionin e 5-të të programit “Shtigje Rinore”

15:57 / April 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 62518990837d6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, axhendës së pasur të aktiviteteve në kryeqytetin shqiptar i bashkohen 24 të rinj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të vijnë në datat 8-12 Prill në Tiranë për një program me në qendër të rinjtë si dhe rolin e tyre për paqen dhe sigurinë. Ky program quhet “Youth Trail” (Shtigje Rinore) dhe vjen në këtë edicion të pestë të tij nën temën “Together for Safety” (Së bashku për Siguri).

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Vincenzo Del Monaco, i cili teksa përshëndeti këtë program, theksoi se: “Bashkëpunimi me të rinjtë është një aspekt thelbësor në përpjekjet tona drejt demokratizimit, sepse rinia është themeli i çdo sistemi demokratik. Jam i lumtur të shoh agjendën e pasur të programit Shtigje Rinore 2022 dhe shpresoj se do të përfitoni sa më mirë nga kjo përvojë e jashtëzakonshme.’’

Gjithashtu, një mesazh dha edhe Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippidou e cila tha: “Të rinjtë kanë fuqinë të sjellin ndryshimin dhe me potencialin e tyre janë agjentë të transformimit pozitiv në shoqëri.”

Duke folur për mundësitë që ofron ky vit si Viti i të Rinjve, Koordinatore e Përgjithshme e Tirana EYC 2022 pranë Kongresit Rinor Kombëtar, Znj. Aspasjana Kongo, i”u drejtua pjesëmarrësve me fjalët: Ky është një vit i cili i dedikohet të rinvje, ndaj dua t’ju ftoj të ndiqni programet dhe aktivitetet tona dhe të jeni pjesëmarrës dhe kontribues aktiv në to. Dyert tona janë të hapura për t’ju mirëpritur këtu për iniciativa të reja, projekte dhe ide të reja.”

E pranishme për të përshëndetur ceremoninë e hapjes së këtij programi ishin edhe Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Znj. Keti Luarasi dhe Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Z. Denis Piplaš.

Në ditët në vijim, pjesëmarrësit e “Shtigjeve Rinore 2022” do të angazhohen për realizimin e një programi që ka të bëjë me shkëmbimin e përvojës dhe ideve rreth temave që nisin me pjesëmarrjen demokratike, vazhdojnë me konceptet e paqes dhe sigurisë në nivel lokal, mekanizmat për angazhimin dhe bashkëpunimin rinor dhe përfundojnë me rëndësinë e barazisë gjinore për paqen dhe sigurinë. Për pesë ditë, të rinjtë do të njihen me njëri-tjetrin, do të eksplorojnë Tiranën dhe do të debatojnë rreth të ardhmes së demokracisë, sigurisë, paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

“Shtigje Rinore 2022” organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë Tiranë, Kongresin Rinor Kombëtar, Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe me mbështetjen e Ambasadës Greke në Tiranë, Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Përfaqësisë së Përhershme të Italisë pranë OSBE-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.