Muaj më parë ndërtuan një Kënd Lojrash pranë kopshteve të qytetit, ndërsa ditët e fundit kanë nisur punën për ngritjen e një tjetër mjedisi çlodhës për fëmijët e Burrelit.
Një grup të rinjsh kanë ardhur nga Gjermania dhe kanë nisur punën për ngritjen e një mjedisi të bukur për fëmijët e qytetit verilindor.
Në lidhje me këtë nisëm kryebashkiaku i Matit Agron Malaj shkruan:
#”Kukuk-Kultur” vjen përsëri në Mat
Grupi i përfaqësuar nga të rinj gjermanë si vullnetarë për fëmijët e #Matit, po risjellin për të dytën herë në Mat një kënd lojrash për fëmijë te ”Parku Geraldinë”. Ky kënd lojrash i krijuar nga kontributi i këtyre të rinjve gjermanë do tu japë mundësinë e argëtimit fëmijëve të Matit.