Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Të rinjtë po ikin nga Kosova, ja sa është numri i atyre që kanë aplikuar për viza

23:19 / April 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm në katër muajt e fundit, afro 200 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë gjermane. Mbi 8 mijë kërkesa janë bërë edhe në Ambasadën e Zvicrës. Ndërsa, për në Kroaci, kanë aplikuar 1 mijë e 944 persona. Me këtë trend, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të largoheshin një e treta e qytetarëve.

Për shkak se në Kosovë, ende nuk është bërë liberalizimi i vizave, aplikantët që kërkojnë të pajisen me vizë i nënshtrohen një proçedure të komplikuar të cilën e kërkojnë ambasadat e huaja.

Megjithatë, kjo burokraci nuk po ia zbeh dëshirën rinisë së Kosovës për t’u larguar nga vendi. Vetëm në katër muajt e fundit, 11% e popullatës së Kosovës ka kërkuar të shkojë në Gjermani. Që nga fillimi i dhjetorit e deri në fund të marsit, ambasada e këtij shteti në Prishtinë ka pranuar 199 mijë e 783 kërkesa për viza.

Vetëm brenda marsit, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka pranuar 48 mijë e 44 kërkesa për viza. Të dhënat nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë thonë se nga shtetet e rajonit, vetëm Bosnjë dhe Hercegovina ka më shumë kërkesa se Kosova për viza afatgjatë.

Situata me COVID-19 e ka rritur ndjeshëm gatishmërinë e qytetarëve për të emigruar, theksohet në hulumtimin e opinionit publik nga GSJP. Referuar statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në periudhën 2015-2019 janë larguar nga Kosova më shumë se 170 mijë qytetarë. Sipas kësaj Agjencie, vetëm në vitin 2019, në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme kanë migruar 34 mijë e 911 kosovarë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë për media, e ka pranuar se qytetarët po ikin nga Kosova. Por ajo ka thënë se nuk janë më shumë se 50 mijë qytetarë që po presin para Ambasadave të huaja në vend për t’u larguar.

Në qoftë se prej 50 mijë qytetarëve, 3-4 mijë trajtohen, tani, pas 2-3 muajve janë të njëjtit. Kështu jemi informuar ne zyrtarisht nga Ambasadat përkatëse”, tha Osmani. Por edhe numri i atyre që duan të ikin është i madh, ka thënë presidentja Osmani.

Kurse, biznesmeni kosovar, Burim Piraj, nëpërmjet një shkrimi të gjatë, u është drejtuar të rinjve që po e braktisin vendin. Piraj i ka këshilluar që ata të mos humbin kohë, po të gjithë së bashku ta ndryshojmë vendin dhe ta bëjmë më të pasur. Sipas tij, Kosova është vend i begatë që ia vlen të jetohet këtu.

Drejtori i Hulumtimeve nga Instituti GAP, Jeton Mehmeti, ka thënë se numri i kërkesave për leje pune të paraqitura nga qytetarët e Kosovës në Agjencinë Federale të Punësimit të Gjermanisë përbën 30% të të gjitha aplikacioneve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian që janë në Kosovë, përfshirë ato që japin viza për zonën “Schengen”, vazhdojnë të japin viza udhëtimi për qytetarët që synojnë bashkimin familjar, për biznese, punë, viza për studentë, turistike dhe për raste të caktuara urgjente.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk i është miratuar ende liberalizimi i vizave, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Vendimi për këtë çështje ka ngecur për shkak të skepticizmit që kanë shfaqur shtetet si Franca dhe Holanda.

Kosova rinia Viza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.