Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Të rrisim nivelin profesional të hetuesve”, kreu i SPAK: Numri prej 20 prokurorësh është i mjaftueshëm

10:34 / April 27, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1999
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se institucioni që ai drejton po përballet me një ngarkesë të lartë pune, e cila sipas tij pritet të rritet edhe më tej në periudhën në vijim.

Ai theksoi se aktualisht numri prej rreth 20 prokurorësh konsiderohet i mjaftueshëm, por vuri në dukje nevojën për një organizim më të mirë të prioriteteve në hetimet që po zhvillohen.

Braho gjithashtu nënvizoi rëndësinë e forcimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke bërë të ditur se do të nisë rekrutimi i rreth 40 hetuesve të rinj me synim rritjen e kapaciteteve profesionale të strukturës.

“Ngarkesa është e lartë dhe mendoj se do të vijojë të rritet më tej. Numri prej 20 prokurorësh është i mjaftueshëm. Ne duhet të gjejmë mënyrën më të duhur për të vendosur prioritetet për çështjet që kemi në hetim dhe të rrisim nivelin profesional të BKH-së. Do të fillojmë rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë të BKH-së. Sa i takon ndryshimeve ligjore, nuk shoh ndonjë gjë që duhet të ndryshohet, me qëllim që të ulet mbingarkesa e punës”, tha ai.

braho hetuesve kreu i spak nivelin rrisim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.