Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku si pasojë ka mbetur një i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” ku i plagosur ka mbetur shtetasi Dëfrim Pasha, 40 vjeç.
Ka qenë vetë 40-vjeçari i cili është paraqitur pranë ambienteve të spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, ndërkohë pak minuta pas ngjarjes është bërë i mundur edhe arrestimi i autorit shtetasi me ininciale, L. Z., 38 vjeç.
