Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rreth orës 17:00 kanë marrë informatën se në lagjen Kolovica në Prishtine, ka pas të shtëna me armë zjarri.
Policia bën të ditur se personat e plagosur janë transportuar në spital, ndërsa është arrestuar personi i dyshuar dhe dyshohet se është sekuestruar edhe arma me të cilën është kryer plagosja.