Mësohet se Xhevahir Kolaveri është plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri te “Sofra e Ariut” në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka identifikuar autorin e dyshuar Amarildo Kamberi, i cili po kërkohet.
Sakaq i plagosuri Kolaveri, 47 vjeç po dërgohet në spitalin e Traumës.
