Të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e së martës në Rrëshen. Raportohet se një person ka mbetur i vrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:40 minuta pranë spitalit të qytetit.
Viktima është identifikuar si Martin Bardhi, 62 vjeç. Dyshohet se është ekzekutuar për hasmëri. Ndërkohë priten detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë.
