Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Mësohet se një çifti i është bërë atentat dhe gjendja e tyre është kritike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, në Allias, ku të shtënat me armë janë dëgjuar nga të gjithë banorët e zonës. Burime pranë Policisë së Tiranës njoftuan më herët se çifti u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve, por thuhet se ata ishin pronarë të një furre buke, ndërkohë që bëhet me dije se Polcia ndodhet në vendit të ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorit të krimit. Inicialet e dy të plagosurve janë: P.L. A.L.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.
Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.
Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.
Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes
