Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në fshatin Ferras të Divjakës.
Të shtënat janë dëgjuar pranë banesës së ish-punonjësit të FNSH-së, Pëllumb Beqiri. Ndërsa bëhet me dije se është qëlluar në ajër.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
