Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të hënë në Bulqizë. Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Postime te ngjashme
Add A Comment