Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Të shtënat masive në Cetinje, Osmani: Kosova qëndron me Malin e Zi

09:01 / August 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vjosa Osmani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi dje në Cetinje të Malit të Zi ku një 34 vjeçar ka vrarë disa të tjera, para se të vritej nga policia.

Osmani ka shkruar se Kosova qëndron me Malin e Zi në këto momente të pikëllimit dhe iu uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

“E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi. Duke dërguar ngushëllimet më të sinqerta për Presidentin Gjukanoviq, familjeve që humbën të dashurit e tyre u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me popullin e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Dyshohet që burri me iniciale V.B ka vrarë disa persona në Cetinje dhe më pas është vrarë. Siç mësoi Vijesti, ai ka qëlluar disa persona në afërsi të vendbanimit të tij.

Ky medium, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, raportoi se të paktën 10 persona janë vrarë, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të ndërtesës së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike dhe gjendja e tij është stabile.

Pas lajmit për të shtënat ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se Mali i Zi nuk mban mend një tragjedi të tillë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, tha Abazoviq në Telegram.

cetinje osmani Qendron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.