Dy kandidatët për primaret e PD në Degën e Kurbinit, Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza, janë përjashtuar nga gara. Vendimi ka ardhur disa ditë pas ngjarjes që ndodhi në selinë e degës atje, ku pas konfliktit për listat e anëtarëve u qëllua me armë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale te Rithemelimi, pas shqyrtimit të fakteve, fotove dhe dëshmive, thekson se aktet e dhunës janë të papranueshme dhe me veprimet e tyre kandidatet dhe anëtaret e Kryesisë së kësaj force politike, kanë cenuar rëndë procesin e primareve.
Gjithashtu, KOKOE i kërkon Kryesisë së PD-së Kurbin marrjen e masave disiplinore me shkarkim nga çdo funksion në këtë parti të shtetasit Van Rica.
