Kryeministri Italian, Giuseppse Conte ka bërë të ditura të tjera masa shtrënguese për të gjithë Italinë, duke njoftuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregare, përjashtuar marketet ushqimore dhe farmacitë.
“Të gjitha dyqanet do të mbyllen, përjashtuar atyre për nevojat themelore, siç janë farmacitë dhe ushqimoret. Industritë do të qëndrojnë të hapura, por me masa sigurie. Nuk do tw mbyllet transporti publik, bankat dhe postat. Le të qëndrojmë larg sot, për t’u përqafuar nesër”, tha Conte.