Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të vjen keq dhe zor kur e dëgjon Ilir Metën”- Rama hedh poshtë aleancat: S’ka kthim mbrapa me LSI-në, të mbajnë Lulin

16:25 / November 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ashpëruar tonet ndaj Presidentit, Ilir Meta teksa tha se marrëdhëniet me të nuk kanë më “kthim mbrapa”.

Shefi i Qeverisë tha sot se Presidenti Meta e ka shndërruar këtë institucion “në qesharak” dhe që i “vjen zor kur e dëgjon”.

Në fjalën e tij, Rama tha se durrsaket dhe shqiptarët i kanë dhënë Ilir Metës më shumë seç i kanë dhëne Ismail Qemali, apo ndonjë figure tjetër.

Për Kryeministrin, e ardhmja politike e PS është e prerë, ai tha s’e ata që mendojnë se duke votuar LSI-në, do “kapin” Partinë Socialiste në bashkëqeverisje, kjo gjë s’do të ndodhë më.

“Çfarë do në Durrës Ilir Meta? Atë që ja kanë dhënë durrsaket Ilir Metës, shqiptarët s’ja kanë bërë as Ismail Qemalit. Është bërë Kryeministër, 30 vjeç, Kryetar Parlamenti, 40 vjeç dhe President 50 vjeç. Çfarë do më Ilir Meta?

Mos do vilën e Zogut, që ta ketë dhe një vilë në majë të kodrës pas asaj që ka në buzë të detit? E ka bërë institucionin e Presidentit, destinacionin më qesharak të arsyes njerëzore, të vjen zor kur e dëgjon. Të vjen keq sa s’ka kur e dëgjon, as armikut si urohet ajo katandisje në atë gjendje, jo më dikujt që është armiqësuar me gjithë dynjanë, por armik se kemi.

Kundërshtar po, do e kemi deri në fund. Dhe u them dhe atyre që mendojnë se duke votuar LSI-në, do kapin PS-në. Mund të mbajnë Lulin, por PS-në s’e kapin dot. Nuk ka më kthim mbrapa”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.