Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka bërë disa ndryshime në fizikun e saj. Fillimisht, 22-vjeçarja vendosi balonin gastrik për të rënë në peshë e më pas iu nënshtrua një ndërhyrjeje në gjoks për ta zmadhuar atë.
Ndonëse nuk ka reaguar ende për ndryshimin në trup, duket qartë se madhësia e gjoksit të saj është më e madhe krahasuar me atë që kishte kur hyri për herë të parë në programin e dashurisë.
Mbrëmjen e djeshme, Trifoni publikoi një foto të vetes, ku shfaqej e përkulur para kamerës, duke treguar kështu asetet e reja. Mirëpo, ndjekësit kanë nisur kritikat e madje edhe komentet plot ironi për fizikun e saj.
“Ta paskan bërë cicën e majtë më të madhe se të djathtën,” i shkroi njëri prej ndjekësve.
Ndërsa një tjetër komentoi: “Ani s’ka problem, njana cicë ma shumë silikon se tjetra”.
Tea zgjodhi të mos u kthente një përgjigje ndjekësve dhe të vazhdojë të shijojë ndryshimet në fizikun e saj, për të cilat i ka marrë vetë vendimet.
Prej disa kohësh, ish-konkurrentja po shijon një romancë të re me një djalë të panjohur për publikun. Ajo ka treguar se partneri e ka bërë për vete me komplimente për inteligjencën dhe jo për sytë ngjyrë bojë qielli.
Ndër të tjera, Trifoni ka vendosur që ta mbajë sa më larg vëmendjes së publikut lidhjen e saj të re, pasi nuk dëshiron ta “pësojë” si në rastin e marrëdhënies që pati me ish-konkurrentin Beart Rexhepi.