Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Teatri Kombëtar/ Fatos Lubonja: Ambasadorët ose të korruptuar ose të paditur

20:56 / July 29, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lubonja1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti i njohur Fatos Lubonja teksa komentoi deklaratat e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca sipas të cilit çështja e Teatrit Kombëtar ishte politizuar shumë, theksoi se kjo është një çështje politike dhe problemi sipas tij duhet shtruar për mënyrën se si po bëhen këto politika.

Ai tha se kryeministri Rama po manipulon me idenë se ndërtesa është e amortizuar.

Fatos Lubonja:

Dëgjova sot Sorecën që tha se është politizuar shumë. Unë mendoj se politizimi është i rëndësishëm. Edhe ata aktorët që rezistojnë bëjnë politikë, edhe Edi Rama bën politikë. Problemi është se çfarë politike po bëhet fjalë dhe si bëhen këto politika. Teatri i parë si test i mënyrës se si bën politikë Edi Rama me Erion Veliajn, është një test që e nxjerr në një ditë shumë të errët.

Nëse do t’i ktheja përgjigje Sorecës, që pa dyshim është politikë: Nuk vëreni ju çuditërisht që ky njeriu që është në krye të Kryeministrisë bëri një ligj ad-hoc për Fushën dhe a nuk flet kjo për mënyrën se si bëhen ligjet. A nuk vëren këta se si u hoq mënjanë nëpërmjet këtij ligji edhe këshilli bashkiak nga Erion Veliaj dhe a është kjo një tregues që demokracia në funksion të disa njerëzve si Fusha etj. Këta shikojnë që ka një president që bën 7-8 pika të arsyetuara që do ta çojë në Kushtetuese. Parë gjerë, teatri është një test.

Nuk po flas për shkatërrimin e monumenteve të kulturës, se si për interesat e një pakice që për mua është injorante dhe e babëzitur dhe e sëmurë psikike, shkatërrohet për ndërtimin e disa kullave që i gjen gjithandej. Të gjitha këto nuk i shikojnë dhe thonë është një luftë Basha-Rama.

Nëse t’i vepron në këtë mënyrë siç vepron Edi Rama dhe vjen e më thua se këta kanë plotësuar standardet ose janë të korruptuar ose janë të paditur. Në të dyja rastet është keq dhe e treta të mos merren me punët tona kur thonë se kjo është çështje shqiptare.

Kjo nuk është çështje e artistëve, është çështja e Tiranës, urbanistikës. Edhe po të duan artistët, nuk vendosin artistët. Është njëlloj si të thuash që disa futbollistë që vendosën për të prishur stadiumin Qemal Stafa, i cili ishte trashëgimi kulture.  Të flasësh këtu se dalin ca figura kjo është e gabuar.

Ata që e mbrojnë sigurisht që i vlerësoj. Do të doja t’i shihja edhe tek stadiumi. Vlera e një qyteti është pikërisht tek shtresëzimi historik. Tirana ka pësuar një masakër në emër të modernizmit. Këtë e ka bërë edhe komunizmi. Njerëzit kur shkojnë në Stamboll, shkojnë për të parë pazarin dhe jo gradaçelat. Shtresëzimet janë si një libër qyteti. Janë shembur komplet qytete dhe e kanë rindërtuar ashtu. Polakët qendrën e qytetit të tyre e rindërtuan. Gratë e Pragës kanë nxjerrë bizhuteritë e tyre dhe e kanë ndërtuar teatrin ashtu siç ishte. Edhe mënyra se si është ndërtuar materiali tregon historinë e vet.

Tirana nuk ka nevojë për një teatër, ka nevojë për shumë teatër. Nuk ka një teatër ku mund të bëhet çdo shfaqje. Ideja që është e amortizuar është një ide manipulative. Ajo është një hapësirë që mund të pranojë 800 spektatorë. Amortizimi i saj është thjesht një nga format që ka gjetur Rama për të mashtruar duke i lënë gjërat të degradojnë, duke i lënë të duken të shëmtuara. Shiko si është bërë në krahun tjetër, i ka dhënë një pamje normale. Për mua duhet të ishte kthyer në identitetin e vet.

Është e njëjta ndërtesë, e njëjta kohë. Ku qëndron problemi? Qëndron tek mungesa e vullnetit ose vullneti për ta lënë për t’u shkatërruar. E dyta, supozojmë se u dashka ndërtuar një teatër i ri? Pse nuk ndërtohet diku tjetër? Supozojmë që ky duhet shkatërruar po ato 6 kullat pse duhen aty nga mbrapa? Si ka mundësi që t’i ke pretendime estetike dhe e mbyt me ato 6 kulla.

Fatos Lubonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.