Teatri Kombëtar ndodhet aktualisht i rrethuar nga efektivë policie dhe forcat e INUV, që janë të pranishme.
Protestuesit shprehen se gjatë natës pritet që të ketë ndërhyrje nga ana e efektivëve, ndërkohë që në shesh ndodhen artistët që kanë nisur të protestojnë mbrëmjen e sotme, bashkë me eksponentë të Opozitës.
Në shesh ndodhen Gazmend Bardhi, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, etj. Një mesazh ka alarmuar edhe strukturën e Partisë Demokratike, dhe u është kërkuar të gjithë anëtarëve e ish-deputetëve që të jenë të pranishëm në shesh. Ndërkohë, vetë Kryemadhi është shprehur se do të qëndrojë gjithë natën pranë godinës dhe se fadroma mund ta shembë, vetëm nëse kalon mbi trupat e protestuesve.