Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tedi Papavrami dekorohet/ Rama: I dashur Tedi, unë e konsideroj veten me fat që të njoh!

20:18 / May 11, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar dekoratën (përmes një delegimi të posaçëm nga Presidenti) “Ylli i Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës” violinistit Tedi Papavrami.

Në një event të zhvilluar në ambientet e brendshme të Kryeministrisë ku të pranishëm ishin edhe figura të tjera të artit, Rama (i cili ishte edhe propozuesi i dekoratës) i dorëzoi Papavramit dekoratën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, përmes një delegimi të posaçëm nga Presidenca.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kryeministri Rama vlerësoi figurën artistike të Papavramit dhe punën e tij në promovimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbarë botën.

Rama gjithashtu e cilësoi Papavramin si një person kokëfortë dhe të paepur për të ecur para në karrierën e tij artistike, teksa shtoi se ‘ylli që ti merr sot, ndriçon edhe për artistët që historia i ka lënë në prapaskenë’.

“Tedi është me fat. Jam veçanërisht i lumtur që ky dekorim, me Urdhërin me të Lartë të Republikës, edhe pse është dhënë që në dhjetorin e shkuar, do të materializohet sot në 11 maj. Kjo ceremoni i bashkohet kështu si me rastësi vargut të ngjarjeve kulturore që po i japim Europës. Europa tani është një majë e prekshme me sy. Falë Tedit ne kemi sot sharmin e Europës, ashtu si e kemi ëndërruar dhe dashur gjithmonë. Dua t’i them Tedit faleminderit shkoi në Europë si një shqiptar i bukur, kur për Europën shqiptarët ishin njerëz me bisht. Por gjithashtu faleminderit Europës që gjatë kësaj jave na sollën Tedin në Shqipëri. I dashur Tedi, unë e konsideroj veten me fat që të njoh.

E konsideroj veten me fat që të kam njohur qysh të vogël dhe të kam parë që të rritesh kokëfortë, këmbëngulës dhe i paepur. Ylli që ti merr sot është më shumë një yll për shembullin, por jo për karrierën dhe një yll për provën se mund të largohesh nga vendi, por vendi nuk largohet kurrë nga ty. Nuk bëhesh një kolos për botën, duke u ç’rrënjosur nga kopshti i gjyshit. Dhe mund ta rrëfesh plagën duke e kthyer atë në dashuri, jo në mllef. Ylli që ti merr sot, ndriçon edhe për ata që historia i lë në prapaskenë”, tha mes të tjerash Rama gjatë fjalës së tij.

Ndërsa Papavrami gjatë fjalës së tij kujtoi njohjen e hershme me kryeministrin Edi Rama. Për Papavramin, kryeministri Rama ishte një figurë mbrojtëse në adoleshencë, kundër rrugaçëve. Ai foli edhe për historinë e tij artistike në Shqipëri, për të cilën tha se ishte kontradiktore, me admirimin e publikut, por edhe ‘dhunën e refuzimit’.

“Ti vetë Edi je pjesë e kujtimeve të hershme, ku unë të mbaja mend si një adoleshent më të rritur që më impresiononte dhe më dukej gjithmonë një figurë mbrojtëse për mua kundër rrugaçëve. Historia ime në këtë vend ka qenë sipas epokave shumë kontradiktore. Kam njohur dashamirësinë dhe admirimin e publikut, por edhe dhunën e refuzimit”, tha mes të tjerash Papavrami. A.K.

dekorohet fat i dashur papavrami Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.