Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Teherani: Kemi arritur marrëveshje për zgjedhjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit

11:40 / March 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Iran
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Asambleja e Ekspertëve të Iranit ka arritur një marrëveshje se kush do të zgjidhet si udhëheqësi i ri suprem i Iranit pas vrasjes së Ali Khameneit.

Sipas mediave të huaja lajmin e bëri të ditur Ajatollah Mohammad-Mahdi Mirbagheri, një anëtar i këtij organi për agjencinë e lajmeve Fars.

Mësohet se ai deklaroi se “u bënë përpjekje të mëdha për të përcaktuar udhëheqësin” dhe se u ra dakord për “një mendim vendimtar dhe unanim”.

Në një intervistë tjetër me agjencinë e lajmeve Fars, Hojjatoleslam Jafari, përfaqësuesi i Zanjanit në Asamblenë e Ekspertëve, tha se shpresonte që “i gjithë populli iranian të jetë i kënaqur sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Vonesa në zgjedhjen e udhëheqësit të tretë është e hidhur dhe e padëshiruar për të gjithë, dhe nuk ka alternativë, kështu që nuk duhet të kemi mendime të këqija për përfaqësuesit tanë në këtë moment të vështirë”, mësohet se tha kleriku.

Sipas Kushtetutës iraniane, Asambleja e Ekspertëve, aktualisht me 88 anëtarë, është e ngarkuar me zgjedhjen e një udhëheqësi të ri suprem pas mandatit gati 37-vjeçar të Khameneit, i cili u vra në një sulm amerikan në Teheran më 28 shkurt.

Ajatollah Mohsen Heidari Alekasir, një tjetër anëtar i Asamblesë, tha se kandidati u zgjodh bazuar në këshillën e Ali Khameneit, i cili thoshte se udhëheqësi iranian do të duhej të “urrehej nga armiku”.

“Edhe Satani i Madh (SHBA) e përmendi emrin e tij”, tha Heidari Alekasir. Ditë më parë, Trump e quajti djalin e Khameneit, Mojtaba, një zgjedhje “të papranueshme”. Pra mesa duket, Mojtaba, djali i Ajatollah Ali Khameneit është përzgjedhur për të qenë lideri i ri Suprem i Iranit.

iran marreveshje teherani udheheqesit Zgjedhjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.