Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
772685133 1042679325238365 3032059003606955849 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgatitjet për sezonin e ri futbollistik vijojnë te skuadra matjane, ndërsa tekniku Samuel Nikaj po punon për të kolauduar grupin që do të përfaqësojë Burrelin në sezonin e ri të Kategorisë së Parë.

Që prej nisjes së përgatitjeve më 15 korrik, Nikaj nuk është mjaftuar vetëm me seancat stërvitore, por ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, duke testuar futbollistë të ndryshëm dhe duke i dhënë mundësi të gjithë grupit të tregojë vlerat e tij.

Në miqësoren e fundit, Burreli triumfoi 4-2 ndaj Korabit. Për vendasit shënuan Krasniqi, Xhabrahimi dhe Rrapaj, autor i dy golave.

Gjatë kësaj sfide, tekniku Nikaj aktivizoi rreth 30 futbollistë të grumbulluar, në një tjetër provë për të evidentuar lojtarët që do të jenë pjesë e skuadrës në kampionat. Formacioni i parë tregoi cilësi dhe efikasitet, duke shënuar katër gola, ndërsa në fund të takimit Korabi arriti të shënojë dy herë.

Rezultati u ndikua edhe nga fakti që Burreli luajti me dhjetë futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të një prej lojtarëve, ndërkohë që në fushë ishte aktivizuar edhe formacioni i tretë.

Deri më 5 shtator, datë kur nis kampionati i Kategorisë së Parë, matjanët pritet të zhvillojnë edhe disa ndeshje të tjera miqësore. Këto sfida do t’i shërbejnë stafit teknik për të bërë zgjedhjet përfundimtare dhe për të kolauduar skuadrën që do të përfaqësojë Burrelin në sezonin e ri.

773144029 4514134268866799 2266112299331057069 n
772655571 935201736290479 8657691908250013439 n

burreli korabit nikaj tekniku testimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.