Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Telashe të tjera për Juven, denoncim në Prokurori për lojtarët që nuk respektuan izolimin

08:54 / October 7, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
juventus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Respektimi i urdhërave për izolim është kthyer në telashin kryesor të klubeve italiane, pasi shumë lojtarë e kanë të vështirë të zbatojnë rregullin e qëndrimit në një banesë të caktuar. Këtë e kanë kuptuar edhe te Juventusi ku po përballen me një denoncim në Prokurori për lojtarët.

Qendra Rajonale Shëndetësore e Torinos ka bërë të ditur se do të denoncojë në Prokurori lojtarët e klubit që nuk kanë zbatuar urdhrin që është dhënë për izolim ndaj tyre për shkak të rasteve pozitive në ekip. Këtë e kanë bërë për t’u bashkuar me përfaqësueset përkatëse për ndeshjet ndërkombëtare.

“Ka qenë vetë klubi që na sinjalizoi se disa lojtarë ishin larguar nga vendi i izolimit, ndaj ne do të njoftojmë autoritetet përkatëse, pra Prokurorinë, për atë që ka ndodhur”, tha Roberto Testi, drejtori i Departamentit të Parandalimit të Sëmundjeve në Qendrën e Torinos.

Emrat në fjalë janë Bentakur, Kuadrado, Danilo, Dibala dhe Kristiano Ronaldo, të cilët gjatë ditëve të fundit u janë bashkuar përfaqësueseve të tyre. Megjithatë, një vëmendje të madhe ka pasur edhe për Xhixhi Bufon dhe Merih Demiral, të cilët kanë shkuar të bëjnë izolimin në shtëpitë e tyre dhe jo në “J-Hotel” ku gjendet pjesa tjetër e skuadrës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.