Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Telefonata Putin-Macron, presidenti rus fajëson Ukrainën për incidentin e termocentralit bërthamor

15:58 / March 6, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c ed35b46e3f5b8177d173359fdaf97370
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme. Nga sa mësohet, Putin ka lëshuar akuza ndaj “radikalëve” ukrainas për incidentin e datës 3 mars në termocentralin bërthamor “Zaporizhzhia” në Ukrainë.

Kremlini zyrtar bën me dije se Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se Ukraina ishte “përgjegjëse për provokimin” rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Telefonata mes dy liderëve zgjati rreth një orë e 45 minuta dhe ata diskutuan mbi pushtimin rus në Ukrainë.

Sulmi rus në qytetin juglindor të Enerhodar dhe centralin e tij bërthamor në Zaporizhzhia (i cili është më i madhi në Evropë), shkaktoi një zjarr të madh që tërhoqi vëmendjen e menjëhershme të liderëve botërorë, me ministrat e jashtëm të BE-së dhe NATO-s që po shqyrtojnë sanksione të reja.

Sipas mbikëqyrësit atomik të OKB-së, nuk u lëshua asnjë material radioaktiv.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Trump refuzon armëpushimin me Iranin/ Pas zgjedhjeve të nëntorit pritet rifillimi i bombardimeve

10:15 / September 26, 2026

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.