Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Telefonata Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë: Hapi i parë drejt paqes është një armëpushim në sektorin e energjisë

19:16 / March 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Putin Trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati të paktën 1 orë e 30 minuta, me fokus territoret dhe termocentralet në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë në një reagim zyrtar, informon se liderët ranë dakord se hapi i parë drejt paqes do të jetë një armëpushim në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe një paqe të përhershme. Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme.

Deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë

Sot, Presidenti Trump dhe Presidenti Putin biseduan për nevojën e paqes dhe një armëpushimi në luftën në Ukrainë. Të dy liderët ranë dakord se ky konflikt duhet të përfundojë me një paqe të qëndrueshme.

Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Sipas tyre, gjakderdhja dhe shpenzimet e mëdha nga Ukraina dhe Rusia në këtë luftë do të ishin më mirë të përdoreshin për nevojat e popullit të tyre.

Ky konflikt nuk duhej të kishte nisur kurrë dhe duhej të ishte përfunduar prej kohësh përmes përpjekjeve të sinqerta dhe me vullnet të mirë për paqe.

Liderët ranë dakord se hapi i parë drejt paqes do të jetë një armëpushim në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe një paqe të përhershme. Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme.

Të dy liderët diskutuan gjerësisht për Lindjen e Mesme si një rajon me potencial për bashkëpunim në parandalimin e konflikteve të ardhshme. Gjithashtu, ata theksuan nevojën për ndalimin e përhapjes së armëve strategjike dhe do të angazhohen me vende të tjera për të siguruar zbatimin më të gjerë të mundshëm të kësaj mase.

Të dy liderët ndanë mendimin se Irani nuk duhet të jetë kurrë në një pozicion për të shkatërruar Izraelin. Në fund, Trump dhe Putin ranë dakord se një e ardhme me marrëdhënie të përmirësuara mes SHBA-së dhe Rusisë sjell përfitime të mëdha. Kjo përfshin marrëveshje të mëdha ekonomike dhe stabilitet gjeopolitik pasi të arrihet paqja.

Lufta putin trump ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.