Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Telefoni nuk është për këto lloj bisedash”/ Zbardhen përgjimet e kreut të Bashkisë Lushnje. Biznesmeni i kërkoi të ndërhyjë për objektin pa leje

12:12 / July 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatos Tushe 770x433 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në dosjen hetimore për ish kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, rezulton se ai bisedon me një biznesmen i cili i ankohet se një prej inspektorëve i ka bllokuar punimet ndërtimore.

Biseda e përgjuar mes shtetasit Ismail Blliku dhe kryebashkiakut Tushe është zhvilluar mesditën e datës 5 mars 2021 rreth orës 11:45 minuta.

Blliku: Përshendetje Kryetar, jam Ismail Blliku, nga Shegasi, kemi biseduar bashkë… kam ulur një plaë shtëpi aty dhe më ka ardhur Fatos Lulja dhe me ka pezulluar punimet…

Tushe: Mirë mirë, i thuaj kam folur me kryetarin dhe telefoni… të thash unë më duket.. ky telefon nuk është për këto lloj bisedash merre rrugën … ju ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu… telefoni nuk është për këto lloj bisedash … hajt….

Blliku: Dakord dakord

Tushe: hajt….

Në dosje thuhet se në raportet e vëzhgimit përballë qendrës shëndetësore po ndërtohet një objekt një katësh i cili ishte në fazën e parë të punimeve ndërtimore. Ky objekt dyshohet të jetë ndërtimi për të cilin shtetasi Ismail Blliku bisedon me kreun e Bashkisë Fatos Tushe, duke kërkuar ndërhyrjen e tij për të mos pasur probleme me inspektoriatin ndërtimor të cilët kishin vajtur për kontroll në këtë objekt.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama firmosi një ditë më parë shkarkimin nga posti i Kreut të Bashkisë Lushnje të Fatos Tushes, i vënë në pranga, se bashku ne 11 zyrtarë vendore, në kuadër të operacionit të urdhëruar nga SPAK. Ndaj Tushes, Prokuroria ka ngritur akuzës e shpërdorimin të detyrës.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.