Publiku i huaj e ka pritur mjaft mirë këngën “Sekreti” të këngëtares shqiptare, Ronela Hajati. Pavarësisht se artistja nuk arriti të kualifikohej dot për në finale, kënga e saj ishte nje hit që bëri bujë nëpër Evropë.
Ndërkohë, një rast i tillë që tregon pëlqyeshmërinë e këngës vjen së fundmi. Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare ajo që ka ndarë një video nga një emision grek, ku moderatori e ka përdorur këngën “Sekret” për një video në “Tik Tok”.
Në praninë e të tjerëve, ai shihet në kuzhinë duke u ‘përpjekur t’i largoj’ ata nga ushqimet përmes këngës së Ronelës dhe pjesës ku thuhet: “Ej, ej, ej, ej, ej, ej, ej”. Videoja është publikuar në faqen e televizionit në TikTok. Kujtojmë që dhe pak ditë më parë, Chanel Terrero e mbështeti në një emision spanjoll.
Përfaqësuesja spanjolle, e cila u rendit e treta në Eurovision, po jepte një intervistë për mediat vendase, ku shprehu mbështetjen ndaj Ronelës. Ishte vetë Ronela, e cila e ndau këtë moment në rrjete sociale, duke u shprehur shumë e emocionuar.
