Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Temperatura deri në 18°C, ja si do të jetë moti sot

08:54 / April 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, sipas MeteoAlb, vendi ynë parashikohet se do të ketë kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e ulëta dhe malore. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen përkohësisht në territor, duke krijuar mundësi për momente të pakta dhe të izoluara me pika shiu në zonat veriore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm për gjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash. Orët e mesditës mbizotërohen nga kthjellime, pasi sërish në mbrëmje pritet të theksohen vranësirat në një pjesë të mirë të vendit.

Maqedonia e Veriut

Dita e martë sjell përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që orët e para ditës të dominohen nga kthjellimet dhe vranësira të pakta në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa orët vijuese sjellin vranësira më të dukshëm në territorin e Maqedonisë se Veriut. Megjithatë nuk priten reshje.

Rajoni dhe Evropa

Vendet Nordike do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta cilat do të sjellin reshje dëbore. Po ashtu me vranësira të shumta por me reshje në formë shiu paraqiten Britania e Madhe dhe Evropa Qendrore. Ndërsa në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë pjesërisht Jugu dhe Lindja e kontinentit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

10:58 / April 5, 2026

Parashikimi i motit për sot/ E dielë e kthjellët dhe me alternime vranësirash…

11:10 / March 29, 2026

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta, parashikimi i motit për sot

10:51 / March 22, 2026

Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për sot

12:19 / March 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.