Moti i fundjavës duket se do të jetë i favorshëm për të realizuar plane tuaja. Meterologu Hakil Osmani thekson se moti do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve, përveç ditës së dielë ku do të kemi prezencë të shtuar të vranësirave por pa praninë e reshjeve.
Ndër të tjera ai thekson se temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të ndjeshme si në orët e para të mëngjesit ashtu edhe në mesditë.
Sipas metereologut pritet që vlerat maksimale gjatë fundjavës të shkojnë deri në 28 gradë.
