Mëngjesi do të vijojë të jetë i freskët por temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius. Shirat? Rikthehen në mesjave, por vetëm për pak.
Sipas Meteoalb, e enjtja do të sjellë vranësira dhe reshje në gjithë vendin, por kthjellimet do të rikthehen në fundjavë.
Parashikimi i Meteoalb
Deri ne mesin e javes, moti do te jete i kthjellet, dita e enjte sjell zhvillim te vranesirave duke gjeneruar shira ne te gjithe vendin. Fundjava ri-sjell kthjellimet ne territor. Temperaturat e ajrit vijojne fresket ne mengjes POR mesdita do te shenoje temperatura deri ne 34 grade C, qe nga dita e enjte dhe deri ne fundjave pritet renie graduale e temperatuirave duke ulur maksimumin deri ne 30 grade C.
