Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Temperaturat deri 43 gradë/ Kardiologu këshillon shqiptarët: Bëni kujdes me pijet…

20:00 / June 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moti
Woman using water bottle to cool down. Fitness and wellbeing concept with female athlete cooling down on a city street. She is holding a water bottle to her head to cool down. The sun is low creating long shadows and some lens flare. Copy space
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku kardiolog Elton Qeli tha se me ardhjen e të nxehtit, njerëzit duhet të bëjnë më shumë kujdes me ushqimet që konsumojnë.

Ai tha se duhet përdorur sa më pak alkooli dhe pijet me sheqer, ndërsa këshilloi konsumimin e vakteve me fruta dhe perime të stinës si dhe konsum të bollshëm të ujit.

“Subjektet që mund të kenë ndikim nga temperaturat e larta jo gjithmonë mund të kenë simptoma të mirëfillta që mund të lidhen me temperaturat e larta. Ndonjëherë mund të kenë djersitje më të shtuar, dhimbje koke, marrje mendsh, ndjesi vilanie e ndonjëherë mund të kenë gjendje të fikëti. Shkalla e simptomave është shumë relative në varësi të vetë personit”,-tha kardiologu.

Ai dha disa këshilla edhe për sa i takon ushqimeve që konsumojmë.

“Duhet të ushqehen në mënyrë të rregullt, sipas vakteve normale, duhet të konsumojnë ujë, konsumi i frutave dhe perimeve të stinës është shumë i rëndësishëm pasi ato mbajnë në vetvete një sasi të ujit e cila është e rëndësishme ashtu sikurse uji i thjeshtë në rregullimin e balancave hidro-elektrolitike në organizëm, pra të ujit dhe të kripërave minerale. Është shumë i rëndësishëm mos abuzimi në aspektin që të mos jenë vakte shumë të mbingarkuara por të ushqehen në mënyrë të rregullt. Është shumë e rëndësishme konsumi i lëngjeve dhe i ujit. Shumë njerëz prihen të konsumojnë edhe alkoolin dhe pijet me gaz, pijet me sheqer. Këto kanë efekte negative në shëndet”,-tha kardiologu për Euronews Albania.

kardiologu keshilla temperaturat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.