Një i ftohtë polar pritet të mbërthejë vendin ditët që do të vijnë, meteorologët kanë paralajmëruar për reshje dëbore dhe ulje të ndjeshme temperaturash në të gjithë Shqipërinë.
Duke pasur parasysh këtë situatë ministri i Mbrojtjes Niko Peshi shkruan: “Meteorologët raportojnë se, ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri mund të të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperatura deri në -1 gradë Celsius. Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë ditën e hënë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore. Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët, veçanërisht ata në zonat e thella, të ndjekin këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e tyre për të shmangur situata të rënda.”
