Temperaturat e larta që kanë pushtuar territorin e vendit, janë bërë shkak për vatrat e zjarreve. Ditën e sotme, flakët kanë mbuluar shkurret në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, duke përfshirë disa bimësi.
Zjarri u favorizua nga era, duke u përhapur me shpejtësi e duke e bërë më të vështirë punën për zjarrëfikësit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy zjarrfikëse, mirëpo e kanë pasur të vështirë të veprojnë për shkak të terrenit.
Pranë zonës e cila tashmë është përfshirë nga flakët ndodhen dhe disa banesa, të cilat rrezikojnë të përfshihen nga zjarri