Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit

20:18 / January 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të bëjë betimin brenda Kapitolit të hënën më 20 janar, për shkak të parashikimeve se moti do të jetë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

“Sipas parashikimit të motit për Uashingtonin, ndikuar edhe nga era, do të ketë temperatura në nivele rekord të ulëta”, shkruajti zoti Trump në një postim në platformën “Truth Social”.

“Nuk dua në asnjë mënyrë që njerëzit të kenë pasoja”, theksoi presidenti i zgjedhur Trump.

Gjatë përgatitjeve, si alternativë për çdo inaugurim gjithmonë merren masat që presidenti i zgjedhur ta bëjë betimin në ambientet e brendshme në rast të motit të keq.

Hera e fundit kur një president e ka bërë betimin në ambientet e brendshme ka qenë viti 1985, kur Presidenti Ronald Reagan filloi mandatin e tij të dytë.

Ndërkohë po shyrtohen plane alternative për më shumë se 250 mijë të ftuarit me bileta për të parë inaugurimin dhe dhjetëra mijëra të tjerë që pritet të jenë në rrugë për të ndjekur ceremoninë apo për të parë paradën.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon që temperatura të jetë rreth minus 6 gradë celsius në mesditën e 20 janarit, kur bëhet edhe betimi.

Në vitin 1985 kur presidenti Regan bëri betimin për mandatin e tij të dytë temperaturat u ulën në -14 gradë celsius. Në vitin 2009 kur Barack Obama bëri betimin temperature ishte -2 gradë celsius.

betim moti i ftohte trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.